Kurti: I gatshëm të bëjë kompromis për ta vendosur dialogun në vendin e tretë

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dhënë një intervistë për gazetaën zvicërane në gjuhën frenge “Le Temps”.

Ai ka përmendur prioritetet e tij të luftojë korrupsionin dhe të dialogojë me pakicën serbe në Kosovë, përcjell portali tv21.tv

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti ka thënë se kjo lëndë renditet e gjashta ose e shtata midis përparësive të qytetarëve, megjithatë ka deklaruar se është i gatshëm të lëshojë pe për ta vendosur në vendin e tretë psë të katërt.

“Kjo lëndë renditet e gjashta ose e shtata midis përparësive të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia! BE dhe Ballkani janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin, por më shumë sesa një treg i përbashkët, kemi nevojë për investime. Evropa Juglindore po zbraz trurin dhe BE duhet të na ndihmojë të ndalojmë këtë gjakderdhje. Vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të integrohen dhe mendoj se të gjitha duhet të jenë në të njëjtën kohë. Nëse një prej këtyre shteteve hyn në Bashkim para të tjerëve, ne përsëri do të kemi probleme, siç është rasti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”, ka thënë Kurti.

Tutje ai është shprehur se BE duhet të caktojë një afat kohor për integrimin e Ballkanit përendimor

“Integrimi nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por BE duhet të na japë një afat, në mënyrë që qytetarët e rajonit të kenë shpresë të kapen. Ne gjithashtu duhet të rishikojmë procesin e Berlinit [procesi i filluar në 2014 në mënyrë që të përshpejtojë pranimin e vendeve të rajonit në BE] për ta shndërruar atë në një Plan të vërtetë Marshall, me theks në demokratizimin, Sundimin e Ligjit dhe edukimin e brezat e rinj. Ish Presidenti Trump favorizoi “faktet dhe interesat” dhe ne duhet t’u shtojmë “vlera dhe parime”. Shpresoj që Brukseli dhe Uashingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, është çelësi i suksesit.”, ka deklaruar Albin Kurti./21Media

Back to top button