A i ka dhënë JLo shans të dytë dashurisë?

Ylli i muzikës, filmit dhe modës, Jennifer Lopez, së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën ”People” dhe ka folur për karrierën si dhe për lidhjen e saj me Ben Affleck.
JLo ka folur edhe për shansin e dytë që i ka dhënë Ben Affleck dhe është shprehur se ndihet shumë me fat, e lumtur dhe krenare për të.

“Nuk kam qenë kurrë më mirë”, ka thënë ylli 52-vjeçar për ”People” në kopertinën e kësaj jave.
Sipas 52 vjeçares, është një histori e bukur dashurie që e kanë pasuar ata të dy.

Ata janë takuar në vitin 2002- 2004, por pastaj e kanë ndërprerë fejesën, janë rilidhën pranverën e kaluar.
“Ne të dy ishim si “Uau, ne jemi shumë të lumtur dhe nuk duam që asgjë nga kjo të hyjë në lojë përsëri. Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këto gjëra. Ne jemi shumë mbrojtës sepse është një kohë kaq e bukur për të gjithë ne”, ka thënë JLO.

Përrallat e jetës reale mund të jenë një gjë e ndërlikuar, por JLO beson ende në dashurinë e tyre madje ajo ka thënë që mund t’u mësojë fëmijëve të saj se dashuria e vërtetë ekziston./21Media
Back to top button