A i parashikojnë kafshët tërmetet

Nëse kafshët i ndjejnë apo i parashikojnë tërmetet, është debat i gjerë që zhvillohet tash e disa vjet. Referencat shkencore thonë se kafshët bëjnë veprime të pazakonta para tërmeteve të mëdha, e kjo së pari ishte hetuar në Greqi, 373 vjet para Erës së Re.
Minjtë, nuselalat, gjarpërinjtë dhe krimbat lanë vendbanimet e tyre dhe u nisën drejt një vendstrehimi më të sigurt, pak para se të regjistrohej një termet masiv në Greqi, shkroi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, kjo dukuri është tentuar të hulumtohet edhe nga shkencëtarët e sotëm.

Në Kinë, peshqit, zogjtë, zvarranikët dhe insektet bënë sjellje të pazakonshme disa ditë para se të regjistrohej një tërmet masiv. Shkencëtarët dolën nga laboratorët e tyre dhe qëndruan nën qiellin e hapur, duke pritur që shenjat e kafshëve të vërtetoheshin. Kjo edhe ndodhi.

Tërmeti u dëgjua e një pjesë e popullatës u tha se kishte humbur jetën.

Në mediat sociale qarkullojnë plot video ku janë filmuar reagimet e kafshëve, pak para se dridhjet e tokës të dëgjoheshin.
Sipas shkencëtarëve, kafshët në përgjithësi përmbajnë një lloj sensori që u jep sinjale pak para se të regjistrohen dridhje tektonike.

Back to top button