A ka biseduar PDK-ja për ndonjë koalicion në komunën e Shtimes
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Shtimes, Naim Ismajli në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, tregoi se a ka biseduar PDK për ndonjë koalicion në këtë komunë.
“Realisht nuk kemi biseduar për koalicion, koalicioni jonë do të jetë më qytetarin”, tha Ismajli.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media