Naim Ismajli tregon si do ta zgjidh problemin e ujit të pijshëm në Shtime

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Shtimes, Naim Ismajli në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, tregoi se si do ta zgjidh ai çështjen e ujit në Shtime.
“Po presim një marrëveshje me Katarin, që të japim përfundimisht rritje të kapacitetit të ujit të pijshëm”, tha Ismajli.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media

Back to top button