A ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, flet Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sot në një konferencë për media, bëri të ditur se mbledhja e sotme është shtyrë për nesër. Por, a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Elezi tha se për aq sa i takon KQZ-së, janë duke i kryer detyrat kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion që ka për detyrë kushtetuese të përgadisë një proces zgjedhor në aspektin teknik, pra të zhvillimit të afateve të ndryshme që kanë të bëjnë me një proces zgjedhor duke filluar nga certifikimi i kandidatëve dhe subjekteve politike, pastaj votimi jashtë vendit dhe aktivitetet e tilla të ngjashme të cilat ju i dëgjoni pothuajse çdo ditë nga ana e KQZ-së. Pra aq sa i takon KQZ-së, ne jemi duke kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare./21Media

Back to top button