A ka marrë ndonjë përgjigje nga kongresistët amerikanë Bislimi?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, dje iu ka shkruar letër 16 kongresistëve amerikanë që më 4 shkurt nënshkruan një letër drejtuar presidentit Biden ku lartësohej Serbia dhe paraqitej si një vend mik e aleat i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot.
Në “Click” të RTV21 Bislimi tha se nga disa kongresistë ka marrë disa përgjigje pozitive.
“Letra deri tani ka tri përgjigje pozitive konstruktive shume inkurajuese nga tre nënshkrues të letrës, njëra prej tyre thotë, ju faleminderit për letrën tuaj na e keni dhënë  anën tjetër te medaljes dhe është faji ynë qe kemi nënshkruar një letër pa e kuptuar komplet storien e se vërtetës historike”, tha Bislimi ndër tjera./21Media

Back to top button