A ka mundësi të paraqitet lija e ujit për të dytën herë, tregon infektologia për RTV21

Sëmundja e Varicellës e njohur në popull me emrin lija e ujit është sëmundje infektive ngjitëse të cilën e shkakton Virusi i Varicella zoster (VVZ).
Infektologia, Albina Ponosheci- Biçaku ka treguar për rtv21.tv se dushi i nxehtë mund t’i irritojë pikat e lijës prandaj duhet pasur kujdes që lëkura të mbahet pastër te varicella. Pastrimi me ujë të vakët dhe tharja e lëkurës duhet të bëhët me kujdes.
Sipas infektologes nëse një person preket nga kjo sëmundje atëherë sigurohet imunitet i mjaftueshëm për tërë jetën dhe nuk përsëritet më si varicellë por si herpes Zoster.
Kundër lijës së ujit ekziston një vaksinë e gjallë dhe përmban një sasi të vogël të virusit të dobësuar që shkakton varicellën.
Ponosheci- Biçaku  ka thënë se njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen e varicellës nuk kanë nevojë të vaksionohen.
”Disa njerëz të tjerë po ashtu nuk duhet të marrin vaksinën kundër varicellës ose duhet të presin si: njerëzit që kanë pas reaksioin alergjik në dozën e parë të vaksinës, njerëzit të cilët janë të sëmurë mesatarisht ose rëndë në kohën e planifikuar të vaksinimit zakonisht duhet të presin derisa të shërohen përpara se të marrin vaksinën. Gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen kundër varicellës. Ato duhet të presin që të marrin vaksinën deri pasi të kenë lindur fëmiun. Gratë nuk duhet të mbeten shtatzënë për 1 muaj pas vaksinimit kundër varicellës. Po ashtu pasi vaksina kundër varicellës është vaksinë e gjallë nuk duhet ta marrin vaksinën kundër varicellës njerëzit të cilët kanë HIV/SIDA ose ndonjë sëmundje tjetër që ndikon në sistemin imunitar, janë duke u trajtuar me barna që ndikojnë në sistemin imunitar, për shembull me kortikosteroide për 2 javë ose më gjatë, kanë çdo lloj kanceri, janë duke trajtuar kancerin me rrezatim ose medikamente”, ka thënë Albina Ponosheci- Biçaku
Sëmundja e Varicellës e njohur në popull me emrin lija e ujit është sëmundje infektive ngjitëse të cilën e shkakton Virusi i Varicella zoster (VVZ).
Simptomat e kësaj sëmundje janë ndryshimet në lëkurë që duken si vezikula të mbushura me lëng të kthjelltë, të cilat kruhen dhe shfaqen fillimisht në gjoks, shpinë, fytyrë, në kokë në pjesën me flokë dhe më pas mund të përhapen në gjithë trupin. Këto ndryshime mund të paraqiten edhe brenda gojës.
Sëmundja e Varicellës zgjat deri në 7 ditë, nëse paraqiten komplikime.
Trajtimi i lijës së ujit sipas infektologes përfshin kryesisht terapinë simptomatike mbështetëse me paracetamol për të ulur temperaturën dhe me pastë neutrale për ti lyer ndryshimet në lëkurë që të përthahen më shpejtë. Duhet prerë thonjët dhe t’i ruajmë mos ti kruajmë ndryshimet në lëkurë dhe ti mbajmë rrobat e pastra. Në rast se paraqiten komplikimet atëherë duhet të jepen edhe antiviral, imunoglobuline dhe antibiotikë kur kemi infeksion dytësor bakterial./21Media

Back to top button