“A ka pasur ndikim Dejona Mihali në punësime?”, replika mes Kelmendit të PDK-së dhe Thaçit të LVV-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Obiliqit, Nysret Kelmendi tha se kandidati i LVV-së, Halil Thaçi ka ndikuar në punësimin e banorëve të Obiliqit, megjithatë sipas tij një gjë e tillë është bërë për vota.
Ai e pyeti Thaçin se në këto punësime a ka pasur gisht Dejona Mihali në KEK përmes tij.
Thaçi replikoi duke mohuar se një gjë të tillë e ka bërë për vota.
“A je i kënaqur me punësimet në Komunën e Obiliqit?”, tha ai.
Derisa Kelmendi ia ktheu se po: “Por a përkthehet në vota apo jo, s’e di”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?