Salihu i Nismës me projekt për mbrojtje nga zhurma në Obiliq

(Lajm i përditësuar)
Kandidati i Nismës për kryetar të Obiliqit, Shefki Salihu, shpalosi planet e tij për mbrojtjen e ambientit në Obiliq.
Ai tha se mbetet mbjellja e drunjve dhe parqet.
“Një që është e rëndësishme është zhurma gjatë shfryrjes së ajrit, mirëpo ne e kemi një projekt i cili nuk kushton shumë, rreth 80 mijë euro, i cili do të thotë zhurmën e koncentron lart dhe nuk e le me ardhë në qytet”, tha ai.
Salihu i Nismës, synon zhvillimin ekonomik dhe dixhitalizimin e sistemit nëpër të gjitha dikasterët
Kandidati i Nismës, për kryetar të Obiliqit, Shefki Salihu, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi platformën me të cilën po kandidon për këtë post.
“Shtyllat kryesore do të jenë zhvillimi ekonomik, në të cilin nuk është investuar aspak nga qeverisja e kaluar, krijimi i një zone industriale dhe ndërmarrjet të cilat duhet të operojnë në Komunën e Obiliqit, pastaj prioritet do të jetë modernizimi i sistemit nëpër të gjitha dikasterët si në shëndetësi, arsim, bujqësi”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?