A ka të mbijetuar të 8-të? Jovevski shpjegon në ClickPlus

Prokurori Publik, Lubomir Jovevski në paraqitjen e tij të sotme në ClickPlus në TV21 tha se nga spitali kanë deklaruar se janë shpëtuar 8 persona, dhe se këtë do ta vërtetojnë edhe Prokuroria bullgare, por edhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut.
“Fillimisht kërkuam informacion se sa persona kanë udhëtuar në katër autobusët, sa janë regjistruar në pikat kufitare në dalje nga Maqedonia, ndërsa prokuroria bullgare po heton se sa pasagjerë kanë hyrë në pikën kufitare me Turqinë”, tha Joveski.
Ndryshe, sot Prokuroria Bullgare njoftoi se në mbetjet e autobusit janë gjetur 44 kufoma, ndërsa sipas listës së pasagjerëve, në autobus kanë udhëtuar 52 persona, kurse në spital po trajtohen 7 persona, shkruan TV21/21Media

Back to top button