A kanë dalë pensionet, tregon Ministria e Financave për RTV21

Muajin e kaluar pensionistët i kanë marrë paratë më 14 janar, kjo i shtyri që edhe sot të presin para bankave. Por, Ministria e Financave dhe Transfereve ka sqaruar për portalin rtv21.tv se paratë mund të tërhiqen nga nesër.
“Sipas të dhënave që disponon Departamenti i Pensioneve të MFPT të gjitha pensionet, duke i përfshirë edhe ato të kategorive të luftës së UÇK-së, janë transferuar në bankat komerciale. Për shkak të procedurave që ndjekin bankat, paratë mund t’i tërheqin nga dita e nesërme”, thuhen në përgjigjet e Ministrisë së Financave për rtv21.tv.
Muajin e kaluar Qeveria ka marrë vendim që pensionet do të paguhen në mes të muajit e jo në javën e fundit të muajit siç ka qenë deri tani./21Media

Back to top button