Çfarë dihet për edicionin e 94-të të Oscars deri më tani?

Gjersa përballja me pandeminë Covid-19 po vazhdon, shumë kufizime të vendosura një vit më parë, kanë filluar të lehtësohen.
Kjo nënkupton që ceremonia e Akademisë së Çmimeve Oscars 2022 – do të nis më 27 mars.
A do të bëjë histori Jane Campion? Apo nominimi i parë i Queen Bey për çmimin Oscar me “Be Alive” do të përkthehet në fitore për këngën më të mirë origjinale!
Së fundmi, u bë e ditur se treshja e komedianeve më të suksesshme zyrtarisht do të jenë nikoqire të edicionit të radhës të Oscars 2022.
Këtë vit shënohet edicioni i 94-të i Oscars, por është ende e paqartë se si do të funksionojë ceremonia e këtij viti.
Kjo ceremoni rikthehet pas katër vjetësh, së fundmi u mbajt në vitin 2018, ku nikoqir ishte Jimmy Kimmel.
“Lajme të reja dhe argëtuese po vijnë”, u shpreh Schumer në Instagram.
Ndryshe, nominimet tashmë janë bërë publike, ku filmi “The Power Of The Dog” i regjisores nga Zelanda e Re, Jane Campion, po udhëheq me më së shumti nominime, gjithsej 12.
Ky projekt gjithashtu garon për shpërblimin kryesor “Filmi më i mirë” krahas projekteve tjera: “Dune”, “Belfast”, “West Side Story”, “Licorice Pizza”, “CODA”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “King Richard” dhe “Nightmare Alley”.
Ju mund ta ndiqni në ABC.com
Këtu gjendet lista e plotë e të nominuarve për Oscars 2022. /21Media

Back to top button