A mund ta kualifikohet Italia në Kampionatin Botëror? Përgjigjet Infantino

Ishte një ditë e ngarkuar në Firence për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili përjashtoi mundësinë që Italia të rikthehet në Kupën e Botës 2022.

Megjithatë, shpresat e tifozëve të Italisë nuk zgjati shumë pasi anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin, ka mohuar se “Azzurrët” mund të pranohen në këtë turne në fund të vitit.

Infantino ndau të njëjtën pikëpamje dhe përjashtoi kur u pyet nëse “Azzurrët” kanë shans për të shkuar në Katar 2022 për të zëvendësuar Iranin dhe u përgjigj duke thënë “Le të jemi serioz, ju lutem…”
Italia dështoi të kualifikohet në Kampionatin Botëror për herë të dytë radhazi, derisa u mposht me rezultat 1-0 nga Maqedonia e Veriut në fazën e play-off-it./21Media

Back to top button