Më 8 prill mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale
Më 8 prill mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale. Kjo është vendosur në takimin e sotëm që është mbajtur nën kryesimin e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli.
Në Takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të Protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” ku para ndërtesës së Qeverisë, Partnerit Social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
2. Përcaktimi i Pagës Minimale
3. Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë
4. Miratimi i Ligjit për Paga
5. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
6. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
7. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
8. Hartimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse./21Media