A mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre muajve?

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se në muajin tetor kanë importuar 9.3 milionë euro energji, apo rreth 8 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Tutje, Buzhala në Click të RTV21 ka thënë se në muajin dhjetor kur fillon ngrohja masive, parashihet të imporohet 29 milionë euro energji.
Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës.
I pyetur se a do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre muajve, Buzhala ka theksuar se KEDS-i po bënë më të mirën e mundshme.
“Sigurish rreziku më i madh është krijimi i mbingarkesave, sesa i mungesës. Nuk dihet a do të ketë energji elektrike të bollshme në botë”, ka theksuar ai.

Buzhala ka apeluar tek qytetarët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike./21Media

Back to top button