A pati Pacolli ofertë nga LVV?

 

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se nuk ka pasur ofertë nga LVV për koalicion parazgjedhor. Ai në emsionin Argument Plus në RTV21 pranoi se raportet ndërmjet këtyre dy partive politike janë përkeqësuar.

“Unë e konsideroj për shkak të fajit të tyre, ata konsiderojnë që unë e kam votuar qeverinë Hoti, por krejt ishte ndryshe, se me duhet të jem i sinqertë edhe me qytetarët. Unë e kam votuar qeverinë Kurti edhe përkundër kërkesës të atij blloku me të cilët kishim bashkëqeverisur.”, tha Pacolli, përcjell portali rtv21.tv

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk e meriton atë.

“Unë nuk kam marrë pjesë në rrëzimin e qeverisë Kurti, se nuk kam qenë i bindur se me votën time a po veproj mirë a po keq, ardhja ime gjatë pandemisë dhe mënyra si me kanë trajtu ata nuk më meritojnë mua”, u shpreh Pacolli./21Media

Back to top button