A po e planifikon Beyonce një shfaqje sekrete në Oscars?
Beyonce është gati të befasojë të gjithë me një performancë të veçantë në Oscar!
Kështu është raportuar se këngëtarja ikonë do të performojë këngën ”Be Alive” për të cilën është nominuar në filmin ”King Richard”, frymëzuar nga jeta e Venusit dhe Serena Williams.
Transmetimi është duke u organizuar nga producentët e spektaklit, dhe ndërsa ky është nominimi i parë i Beyonce-s për Oscar, ajo nuk është e panjohur për të performuar në ceremoni, pasi ajo këndoi më parë një përzierje këngësh nga ”Dreamgirls” në 2007 me bashkë-yjet e saj si: Jennifer Hudson, Anika Noni Rose dhe Keith Robinson.
Në vitin 2005, Beyoncé performoi këngë të ndryshme nga kategoria e këngës më të mirë, duke përfshirë “Learn to Be Lonely” nga “The Phantom of the Opera” dhe në vitin 2009 ajo mori pjesë në një festë muzikore filmash së bashku me Hugh Jackman.
Duket se producentët duan ta mbajnë të fshehtë performancën speciale, me shumë detaje rreth transmetimit televiziv ende të mbyllura, ndaj na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se çfarë ka përgatitur artistja.
Këtë herë çmimet Oscar do të organizohen nga Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes./21Media