A po i kthehet elektorati llapjan prapë LDK-së?

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka deklaruar se ky subjekt ka pasur nevojë për reforma.
“Lidhja Demokratike e ndjeu se duhet të bëjë reforma më vonë se sa qytetari e priste, dhe më pas na e dha si mësim, dhe ky mësim u lexua shumë mirë nga Lidhja Demokratike”, ka thënë Hyseni në RTV21.

Tutje, Hyseni ka premtuar se do të jetë afër qytetarëve të Podujevës.

Ndryshe, të dielën (14 nëntor), në Komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media

Back to top button