Ekspozitë për ekologjinë në Galerinë Kombëtare
Është hapur ekspozita ”Smogu i madh i vitit 2021”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në ”Facebook”.
Ekspozita është organizuar nga Engjëll Berisha, ku ky i fundit një ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites , ”Bon Bon”, në RTV21 dhe ka theksuar se ekspozita quhet kështu, sepse i është referuar smogut të madh të Londrës.
Kjo ekspozitë është organizuar në bashkëpunim me British Council./21Media