A po kërkon Roberti t’i rregullojë raportet me Sinan Vllasaliun?

Për vite të tëra punuan bashkë në muzikë, por tani duket se raportet mes tyre nuk janë të mira. Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun dhe Robert Berishën.
Në vitin 2016 Roberti vendosi të largohet nga grupi i Sinanit për të vazhduar si solo këngëtar, dhe kështu ka realizuar deri më tani disa projekte muzikore që janë pëlqyer nga publiku.
Nga ajo kohë dyshja nuk janë parë asnjëherë bashkë dhe në rrjetet sociale nuk e ndjekin njëri-tjetrin. Por, veprimi i fundit i Robertit ngjalli dyshime te fansat rreth raportit të tyre.
Roberti në Instastory ka publikuar projektin e fundit të Sinanit, të cilin e ka etiketuar atë. Deri tani Sinani nuk e ka ripostuar këtë postim.

“E du Prishtinën” titullohet projekti i fundit i Sinanit që e solli javën e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=4k2srCuWdwU
Kurse, projekti i fundit i Robertit titullohet “Nanë”, rë cilin e ka publikuar në muajin prill të këtij viti./21Media 

Back to top button