A po mendon për martesë Leonora?
Këngëtarja Leonora Jakupi, sot përmes një ”Instastory” ka ngjallur dyshime se është duke menduar për martesë.
Ajo ka publikuar një fotografi teksa shihet një modele me fustan të bardhë, duke i prezentuar koleksionin e dizajnerit të njohur nga Kosova.
”Spo di cilin me zgjedhe”, ka shkruar Leonora.
Kjo gjë ka ngjallur dyshimet se këngëtarja është duke menduar për një kapitull të ri të jetës, mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare nga artistja.

Artistja së fundmi ka publikuar projektin e titulluar ”Amël”. Madje, gjatë xhirimit të videoklipit të këtij projekti ajo kishte hasur goxha vështirësi me kuajtë.