A po rrezikohet liberalizimi i vizave tregon Ardian Gjini

(Lajm i përditësuar)

A po rrezikohet liberalizimi i vizave tregon Ardian Gjini

Lidhur me mundësinë e penalizimit të Kosovës për liberalizimin e vizave, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ardian Gjini, sonte në emisionin “Click” ka thënë se nëse penalizohet Kosova tash, liberalizimi i vizave është proces teknik i cili kthehet.

“Liberalizimi i vizave është diçka që mundet me ndryshu me një Qeveri tjetër, nëse penalizohet Kosova tash, liberalizimi i vizave është proces teknik i cili kthehet”, ka thënë Gjini.

Mirëpo, nga takimi me emisarët, Gjini ka treguar se është thënë se vetëm fakti se diskutohet për liberalizimin e Kosovës është problem i madh.

Dy javë të tensionuara në Kosovë, që kulmuan me përplasjen me faktorin ndërkombëtar kanë tronditur opinionin publik. U tha se u dhanë ultimatume por kritikat kishin një adresë, Kosovën. Të dërguarit për Ballkanin nga SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajcak, përfunduan viziat në Kosovë dhe në Serbi. Të dy do të raportojnë për atë që kanë parë dhe dëgjuar dhe për lëvizjet e palëve. Përafërsisht thanë atë që pritet ta thonë në Washington dhe në Bruksel: kritika për Kosovën dhe tensionimet në veri dhe kritikat për Serbinë për nxitjen e dhunës në po këtë pjesë. Kryeministri Kurti përsëriti sërish se marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në janë të shkëlqyera por ka sfida me të dërguarit e tyre. Opozita në Kosovë u thirr nga Escobar e Lajcak për të dëgjuar ku qëndron Kosova sot.

Ardian Gjini pro një proteste kundër Qeverisë Kurti

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është pro një proteste kundër Qeverisë Kurti.

“Nuk do të thotë që nuk del populli në protestë. Sot gjithkush që ndihet si po ndihem unë ka drejt me nis e me e thirrë popullin me dal në rrugë dhe nuk kishe me qenë keq fare. Fare nuk kish me qenë keq nëse populli i Kosovës del edhe tregon që kursin e vendosim prej viteve 90-të me Ibrahim Rugovën e me të tjerët e deri te UÇK-ja e deri pardje. Populli i Kosovë nuk e ndërron atë kurs edhe nuk e ka për hirë të Evropës dhe Amerikës, por për hirë të vetes”, ka thënë Gjini sonte në emisionin “Click” të RTV21.

Tutje, Gjini ka thënë se nuk e di nëse opozita do të bëjë thirrje për protestë, por sipas tij, nëse populli i Kosovës do të çoj mesazh që janë perëndimor “dje ish dashtë me i mbush sheshet në Prishtinë”./21Media

Back to top button