A (s)do të na pajtojnë gjermanët?!

Beyer: Partitë nuk duhet të barrikadohen në qëndrime.-Schmidt: Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit

Deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, pas takimit që kanë zhvilluar me udhëheqësit e Vetëvendosjes dhe të LDK-së u kanë bërë thirrje këtyre dy partive që sa më shpejtë të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit dhe t’i formojnë institucionet e reja.  Thanë se tani nuk është koha që të flitet për postin e presidentit por për formimin e Qeverisë. Por, në LDK kanë përsëritur edhe sot se posti i presidentit duhet të përfshihet në marrëveshjen e koalicionit me Vetëvendosjen. Ndërsa, Vetëvendosje akuzoi LDK-së se po e bllokon marrëveshjen.(Teksti-Burim Zariqi, kamera-Aid KARAQI)./21Media

 

Back to top button