AAK dhe partnerët e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta kenë numrin 137

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për partitë e certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me këtë rast, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partnerëve të saj të koalicionit i është caktuar numri 137.
“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?