AAK i thotë JO presidentes për takim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takim me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar lidhur me zgjedhjet në veri.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i këtij subjekti politik, Kushtrim Xhemaili. Ai tha se qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen.
“sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Ketë qëndrim e kemi bere publik tash e sa dite. Duke pasur parasysh ketë qëndrim, nuk e vlerësojmë te nevojshme pjesëmarrjen e AAK ne takim me Presidenten!”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media presidentja do t’i pret në takim partitë politike sot (e shtunë) në orën 14:30.
Portali rtv21.tv ka pyetur përfaqësues nga subjektet politike PDK dhe LDK se a do të marrin pjesë në takim por që ende nuk ka marë përgjie./21Media