AAK-ja i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por 5 ditë fushatë
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është pro shkurtimit të fushatës zgjedhore pas situatës së rënduar nga Covid-19.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitja për portalin rtv21.tv ka thënë se qëndrimi i tyre është që fushata të shkurtohet në 5 ditë.
“Qëndrimi është jo 10 ditë por të shkurtohet vetëm në 5 ditë”, ka thënë Nitaj.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas situatës së rëndë në vend nga Covid-19, u ka bërë ftesë publike liderëve të partive, t’i kapërcejnë dallimet e të ndërtojnë një pakt zgjedhor, duke shkurtuar fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë./21Media