Abdixhiku i kërkon Kurtit të shkurtohet fushata zgjedhore në 10 ditë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas situatës së rëndë në vend nga Covid-19, u ka bërë ftesë publike liderëve të partive, t’i kapërcejnë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor. Duke shkurtuar fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.
Kryetari i LDK-së ka thënë se vendi ynë tash e sa kohë është renditur si vendi me më së shumti vdekje për kokë banori në gjithë botën.
” Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Me këtë veprim sipas tij koha e fushates më mirë të shfrytëzohet për një fushatë tjetër, atë të ngritjes së vetëdijes publike për procesin e vaksinimit.
Në rast të një pajtimi eventual me propozimin e tij, Abdixhiku ka sugjeruar të ftohet Parlamenti nga pushimi, “të aprovojmë një rezolutë në këtë drejtim, e të japim shembull të mirë për vendin, qytetarët tanë e secilin tjetër të përfshirë në këtë drejtim”./21Media  

 
 

Back to top button