AAK kërkon heqjen e kriterit për 15 vjet stazh para luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta përkrahin nismën ligjore për njohjen e stazhit të punës për pensionistët për aq vjet sa kanë punuar para luftës.
Shemsedin Dreshaj nga ky subjekt politik në një konferencë për media e ka quajtur diskriminues kriterin për 15 vjet përvojë pune para vitit 1999.
“Të largohet kriteri diskriminues që kërkohet që pensionisti të ketë 15 vite pune para 99. Dua t’ju rikujtoj se kjo iniciativë nuk është e re, pasi edhe legjislaturat paraprake e kanë pasur. Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe që u është bërë pensionistëve andaj është koha që ketë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë. Kemi biseduar dhe kjo nuk është iniciativë e ndarë e grupit të Aleancës. Janë pjekur kushtet që ky nen diskriminues të largohet dhe t’u kthehet vlera dhe meritave brezave që kanë kontribuuar vite të tëra për ditët që i kemi sot”, ka thënë Dreshaj.
AAK kur punëtorët arrijnë moshën 65 vjeç, atëherë duhet të marrin pension për aq vjet sa kanë kontribuar para luftës./21Media

Back to top button