Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën e dytë për këtë vit

“Concerto Con Brio & Untitled” është premiera dytë e Baletit Kombëtar të Kosovës(BKK) për këtë vit.
Muzika e W.A.Mozart dhe D.Shostakovich, do të gërshetohen me lëvizjet e balerinëve, të cilët do shfaqen këtë të enjte në skenën e Teatrit Kombëtar në premierën e baletit “Concerto Con Brio & Untitled”, me koreografi nga Yannick Boquin dhe Siner Gonenc. Kostumet e punuara nga Vesa Kraja dhe Shemsi Avdiu, ia shtojnë sharmin çdo hapi të hedhur në skenë.
Drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi, në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, ka thënë se publiku do të mund ta shijojë këtë shfaqje, pasiqë në aspektin dramaturgjikë nuk është e ngarkuar.
“Po besoj që publiku do të ketë mundësi të shoh një shfaqje jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Kajtazi.

Premiera e “Concerto Con Brio & Untitled” vjen këtë të enjte, nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa repriza të premten./21Media

Back to top button