AAK kundërshton me çdo kusht rritjen e çmimit të rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur kundërshtimin e këtij subjekti për propozimet për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike.
“AAK-ja e kundërshton me çdo kusht rritjen e këtij çmimi, dhe do të marrim të gjitha masat e mundshme që të parandalojmë këtë. Është e palogjikshme që rritja prej 14% t’iu faturohet qytetarëve, duke parë edhe rritjen e të gjitha çmimeve, nga tatimi në pronë e deri te çmimet që lidhen me komunalinë”, është shprehur Tahiri.
Ai tha se Qeveria do duhej të ketë qëndrim të saktë në raport me këtë temë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?