AAK për pakon e Qeverisë: Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se masat që sot janë propozuar nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve tme paratë publike.
Sipas AAK-së, sulmet që po u bën kryeministri komunave, janë ofendimi më i madh që ju bëhet atyre.
“Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës.
Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre.
Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë!”, është bërë e ditur në komunikatë.
AAK përmes një komunikate, ka potencuar se pakoja e prezantuar nga Kryeministri Kurti, është mashtrim ordiner.
“Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro!”, është shkruar në komunikatë.
Qeveria e Kosovës do të japë rreth 150 milionë euro për qytetarët për përballje me inflacionin. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë bërë të ditur se nga kjo pako do të përfitojnë zyrtarët publikë, punëtorët e ndërmarrjeve publike, pensionistët, familjet me asistencë sociale, studentët, bizneset për rritje të pagave të punëtorëve dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike. Ky veprim i Qeverisë ka ardhur në kohën e grevës së punëtorëve në sektorin publik./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button