AAK shpall zgjedhjet e brendshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo parti.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.
“Suksese të gjithë atyre që do të jenë pjesë e garës zgjedhore! Urime Aleancë!”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?