AAK thotë se MPJ duhet të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot gjatë seancës në Kuvend ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pas deklaratave të Dick Marty se i është rrezikuar jeta nga shërbimi sekret serb.
Sipas Tahirit, me këto veprime lë të kuptohet se i gjithë raporti i Marty për UÇK-në i cili u bë shkas i inicimit të Gjykatës Speciale, të jetë i rrejshëm dhe i ndikuar nga shteti serb.
“Dick Marty ia ka qit faqe e zezë këtij vendi. Prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibalë, që prejmë veshkë, bartim organe prej një vendi në një vend. Andaj është urgjente një strategji shtetërore pas raportimeve se Marty është kërcënuar”, u shpreh Tahiri./21Media