Rreth 3 mijë civilë ukrainas u evakuuan nga zonat e luftimeve

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, njoftoi se rreth 3 mijë njerëz janë evakuuar të martën nga zonat në Ukrainën jugore dhe lindore, të prekura nga luftimet.
Vereshchuk tha se vetëm 208 njerëz kishin mundur të largoheshin nga Mariupoli, i cili është shkatërruar nga luftimet. Një total prej 2 mijë e 135 personash kishin mundur të largoheshin nga qytetet e pushtuara nga Rusia, Berdiansk dhe Melitopol, si dhe dy qytete të tjera në rajonin e Zaporizhzhia, raporton BBC
Vereshchuk shtoi se autobusët që ishin larguar nga Zaporizhzhia për të evakuuar njerëzit nga disa qytete vazhduan të bllokoheshin nga forcat ruse në Vasylivka, përcjell rtv21.tv
Dhe në zonat e Luhansk, rajoni më i prekur nga bombardimet ruse, Vereshchuk tha se 328 njerëz u evakuuan./21Media

Back to top button