AAK vazhdon zgjerimin në Gjermani, formohet nëndega në Rosenheim të Bavarisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Gjermani, ka formuar sot nëndegën e saj të radhës në Rosenheim të Bavarisë.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së për Gjermani.

“Sot formuam nëndegën e AAK-së në Rosenheim të Bavarisë, kryetar i së cilës u zgjodh Jeton Millaku, nënkryetar Fatmir Cacaj dhe Limon Arifi,sekretare Armend Zogaj, financier Mentor Sejfija, kurse koordinatorë Bekim Ahmetaj, Shyqeri Zenelaj, Enver Zekaj dhe Halit Mushkolaj”, thuhet në njoftim.

 

Back to top button