Nora Istrefi tregon si i ka raportet me Robert Berishën

Ish-çifti i njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdon të jetë pjesë e mediave rozë sa i përket raportit të tyre.

Megjithatë, se si qëndron e vërteta, si janë raportet e Norës dhe Robetit pas divorcit, këngëtarja e njohur e ka zbuluar për emisionin “1 kafe me Labin” në RTV21.

Këngëtarja 38-vjeçare tha se raportet me ish bashkëshortin tani janë shumë të mira dhe se ai është shumë i kujdesshëm sa i përket vajzës së tyre, Renee.

“Janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim sepse dihet menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës janë bërë shumë të mira. Patjetër se duhen me qenë të mira kur një fëmijë është në mes”, tha ajo për RTV21.

Gjatë gjithë kohës edhe pse të divorcuar, dyshja vazhdimisht ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun./21Media

Back to top button