AAK: Vetëvendosje ka projektuar buxhet personal për vitin 2024

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar ekzekutivin se po i injoron opozitën dhe nuk po shqyrton projektet në mënyrë të duhur për buxhet të vitit 2024. Grupi i AAK-së, theksuan se buxheti i viti të ardhshëm i ndarë për komunat, është kthyer në buxhet personal të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se të gjitha amandamentet nga opozita janë hedhur poshtë dhe se qeveria aktuale ka projektuar buxhet vetëm për planet e tyre.

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, grupi parlamentar apo amendamentet që shkojnë në favor të qytetarëve, por janë injoruar tërësisht as një amanadament nuk është shqyrtuar, nuk është analizuar dhe apriore i kanë hedhur poshtë. Po i përmendi disa amandamente, rruga Dollc-Gjakovë nëse shkoni e vizitoni ka mbet në gjendje të mjerueshme, ku qytetarët çdo ditë kanë vështirësi në lëvizje dhe sidomos i dëmtohet automjetet dhe është që e kanë lënë në gjendje të mjerueshme… Rritja e pensioneve ka qenë amandament i grupit të AAK-së, prej 100 euro në 120 euro, por edhe kjo kërkesë që ka qenë minimale, është injoruar edhe pse qeveria e ka në fjalor që do të përkrahë pensionistët…. Të gjitha amadamentet e komunave të opozitës si tërësi janë hedhur poshtë dhe mund të them që e gjitha kërkesat e agjencioneve, institucioneve qendrore nuk janë marrë parasysh dhe mund të them që kjo qeveri më tepër ka bërë buxhet, ka projektuar buxhet, sa i përket vetëm elektoratit të tyre dhe planet e tyre, dhe mund të them që është qeveri që asnjë kërkesë nuk e ka përmbushur të asnjë organizate buxhetore”, tha Lekaj.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se mbi 22 komuna në Kosovë nuk kanë asnjë projekt të ri. Ai tha se të gjitha kërkesat e komunave janë refuzuar nga qeveria.

“Qeveria, shumica parlamentare e Vetëvendosjes e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet të partisë te tyre, mbi 22 komuna nuk ka asnjë projekt të ri të gjitha amendamentet e komunave duke përfshirë një numër të madh të amendamenteve të Rahovecit, por edhe komunave tjera, gjithmonë është refuzuar , kjo tregon arbitraritet, na tregon për një qasje të një anshme dhe mospërfillje. Ky subjekt politik ka nevojë për opozitë vetëm atëherë kur ti ngushtohet aspekti sigurisë në veri apo çështjet me votimet e 2/3”, tha Tahiri.

Back to top button