Abazi: Kurti po tenton ta paraqes veten si patrioti i vetëm në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Abazi: Kurti po tenton ta paraqes veten si patrioti i vetëm në Kosovë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po tenton ta paraqes veten si patrioti i vetëm në Kosovë.

Sipas tij, Kurti ka përzgjedhur që ekzistencën e tij politike ta përkufizojë nëpërmjet përballjes me veriun e Kosovës.

“Si duket Kurti ka përzgjedhur që ekzistencën e tij politike ta përkufizojë nëpërmjet përballjes me veriun e Kosovës duke tentuar që ta paraqes veten si patrioti i vetëm në Kosovë. Natyrisht që unë nuk besoj në teori të tilla, sepse çdo shqiptar që jeton në Kosovë e diasporë, por edhe në trojet tjera shqiptare, është i interesuar që ky konflikt të përfundoj njëherë e përgjithmonë e ne të orientohemi drejt zhvillimit…”, ka thënë Abazi ndër të tjera sonte në emisionin “Click” të RTV21.

Abazi: Asgjë nuk kemi fituar nga veprimet e Kurtit, fituesi i vetëm është Vuçiq

Sërish u përmendën masat shtrënguese ndaj Kosovës, përmes së cilave po provohet të gjendet një zgjidhje për veriun e Kosovës. Bashkimi Evropian ka rritur presionin dhe një numër ndalesash për Kosovën janë njoftuar përfshirë edhe takimet për Stabilizim Asociimin dhe një pjesë të fondeve të BE-së janë ngrirë. Kryeministri Kurti provoi që sërish të prezantojë një plan të tij për dalje nga situata e krijuar.

Megjithatë, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi sonte në “Click” të RTV21 tha se Kosova asgjë nuk fituar nga veprimet e Kurtit, veç se ka humbur. Sipas tij fituesi i vetëm është Vuçiq.

“Ne në momentin ku jemi llogaria tregon se asnje gjë nuk kemi fituar nga veprimet dhe përkundrzi kemi humbur jashtëzakonisht shumë. Të gjitha veprimet që janë bërë në terren janë realisht në llogari të Serbisë e cila me vite të tëra ka sabotuar paqen dhe shtetndërtimin në Kosovë. Dhe tan inga një proces i njohje së dyanshme me njohjen në qendër, jemi kthyer në përkufizimin shkencor të menaxhimit të një konflikti potencial”, ka thënë ai.

Ai tutje përmendi edhe pasojat e tjera që kanë ardhur si shkak i situatës në Kosovë./21Media

Back to top button