​Abazi-Kurtit: Ndihem i ofenduar kur përmende aktivistët e dorëhequr të LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ndihet i ofenduar nga kryeministri Albin Kurti, kur ka përmendur aktivistët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, duke replikuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Abazi ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes do të kishin gjuajtur gaz lotsjellës dhe rrotulluar makina për shkak të marrëveshjes, që është dakorduar me Serbinë.

“Zotëri Kurti, ndihem i ofenduar kur përmende aktivistët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje. Zotëri Rrustemi ndoshta ka të drejtë, ndoshta opozita kish me festu me këtë marrëveshje, por LVV dhe ata aktivistë kishin gju gazë lotsjellës dhe rrotullu makina të kësaj marrëveshje që ne kemi nënshkruar këtu”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti ka dështuar që përmes marrëveshjes në Ohër të sigurojë njohjen e Kosovës të pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

“Njohja nga Serbia për shqiptarët e Kosovës është e parëndësishme. Albin Kurti nuk ka ardh kryeministër për me marrë njohjen e Serbisë, ne e dina se kush është Serbia. Njohja e pesë vendeve të Bashkimit Evropian ka qenë qëllimi ynë për me u hap dera drejt integrimit evropian. Kjo nuk ka ndodhur”, ka shtuar ai.

Back to top button