Kryeziu: BE-ja fajësoi padrejtësisht Kosovën, masat duhet të hiqen

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së Peter Stano i cili ka thënë ka thënë të enjtën se BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, shkaku i “krizave, vendimeve të njëanshme dhe eskalimeve në raport me Serbinë”.

Kryeziu përmes një postimi në platformën X ka deklaruar se e Bashkimi Evropian ka vendosur masa padrejtësisht ndaj Kosovës. Sipas tij Kosova u fajësua padrejtësisht për përshkallëzimin në veri dhe shtoi se pasi shtensionimi ka ndodhur masat duhet të hiqen.

Ai ka postuar dy foto nga Zveçani, një të trazirave në maj të vitit të kaluar ku protestuesit serbë sulmuan ushtarët e KFOR-it .

“Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa kundër Kosovës pasi na fajësoi, padrejtësisht, për përshkallëzimin që çoi te ngjarja në foton 1. Foto 2 tregon kryetarin e Zveçanit duke u larguar nga ndërtesa e njëjtë pa u penguar. Depërshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu./21Media

Back to top button