Abazi: Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara

Abazi thirrje tregëtarëve të mos i shtrentojnë produktet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi u shpreh se në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me koronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim në tregtisë. Në një shkrim në Facebook, Abazi u shpreh se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara.

“Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht.”, shkroi Abazi.

Ai u bëri thirrje tregtarëve të mos i shtrenjtojnë produktet, sepse në të kundërten Qeveria do të marrë masa.

Përhapja e koronavirusit në vende të ndryshme në botë e veçanërisht në rajon, si dhe shpallja e kësaj sëmundje në pandemi nga OBSH-ja, ka bërë që sonte qeveria e Kosovës të ndërmarrë një mori masash.

Qytetarët kanë filluar të furnizohen me gjëra ushqimore dhe higjenike, duke bërë të ketë një fluks më të madh nëpër markete dhe barnatore. Vërehet se çmimi i produkteve është rritur./21Media

Back to top button