Fillon rritja e çmimeve, një supë gjeli shitet për 200% më shtrenjtë

Qyetarët ankohen

Përhapja e koronavirusit në vende të ndryshme në botë e veçanërisht në rajon, si dhe shpallja e kësaj sëmundje në pandemi nga OBSH-ja,  ka bërë që sonte qeveria e Kosovës të ndërmarrë një mori masash. shkruan rtv21.tv

Pas kësaj qytetarët kanë filluar të furnizohen me gjëra ushqimore dhe higjenike , duke bërë të ketë një fluks më të madh nëpër markete dhe barnatore.

Ndërsa, vërhet se çmimi i produkteve ushqimore është rritur. Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%./21Media

Back to top button