Abazi pasi u intervistua nga Prokuoria për rastin Dehari: Nuk do të ndalem pavarësisht presionit

(Lajm i përditësuar)
Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale për deklaratat e tij për rastin Dehari, është deklaruar për media deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.
Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje se për çka është pyetur në Prokurorinë Speciale.
“Ashtu siç e kam dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë. Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.
Kurti i quan të pavërteta pretendimet e Abazit në lidhje me rastin Dehari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të pasakta pretendimet e deputetit Haki Abazi në lidhje me zhdukjen e mostrave për rastin Astrit Dehari.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë shkurt Kurti para mediave.
Në anën tjetër lidhur me këto pretendime Abazi aktualisht është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
Tomë Gashit nuk i lejohet të marrë pjesë gjatë intervistimit të Abazit nga Prokuroria
Është refuzuar kërkesa e  avokatit të familjes Dehari Tomë Gashi, që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të deputetit Haki Abazi.
Gashi deklaroi se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervestimin e deputetit Haki Abazi.
uke e ditur jotransprencën e prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, e kam menduar që do të veprojë kësisoj që nuk lejojë unë të marrë pjesë në cilësi të avokatit, përfaqësuesit juridik të familjes së Astrit Deharit dhe i ka njoftuar zyrtarët përkatës që mos të më lejojë pjesëmarrjen gjatë dëgjimit të deputetit Haki Abazi. Unë kam paraqitur një shkresë, sepse duke e ditur mostransparencën e prokurorit, Afrim Shefkiu në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, ndërsa zhdukja e mostrave në Institustin e Mjekësisë Ligjore ka të bëjë direkt me këtë rast, me dëmtimin e hetimit të këtij rasti kam paraqitur shkresë në bazë te secilës kam kërkuar që prokurori i rastit të na njoftojë me shkrim lidhur me arsyejet e moslejmimit tim të pjesëmarrjes time gjatë dëgjimit të dëshmitarit Haki Abazi…Arsyetimi ishte i prerë, që avokati të mos lejohet të marrë pjesë”, tha Gashi.
Rasti Dehari, nis intervistimi i Haki Abazit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku pritet të intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.
I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.
08: 51- Rasti Dehari, Haki Abazi merret sot në pyetje nga Prokuroria
Javën e kaluar deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi deklaroi se ekzistojnë video- incizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
Këto pretendime ngjallën reagime. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu po atë ditë i tha RTV 21 se e ka njoftuar prokurorin lidhur me rastin.
“duke pasur parasysh që kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme po ashtu ka vëmendjen e opinionit publik dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zbardhet e vërteta menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit me deklaratat e tij me qëllimin që te njoftohet Prokuroria Speciale se siç jeni në dijeni në kohën kur ne kemi raportuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe me ketë rast është marrë Prokuroria Speciale dhe presim që dëshmitari i radhës ne ketë rast të jetë deputetit Haki Abazi për faktin se deklaratat e tilla janë jashtëzakonisht serioze dhe duhet ta jap dëshminë pranë Prokurorisë Speciale, “ tha Haxhiu.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi ka se do ta ftojë për intervistim deputetin Haki Abazi pas këtyre deklaratave.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet në njoftim
Intervistimi i tij do të bëhet sot ( martë) në orën 10:00. Këtë e konfirmoi avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po ashtu dje konfrimoi se lidhur me rastine zhdukjes se provave të Astrit Deharit është intervistuar më 18 janar./21Media

Back to top button