Abazi pesimist “se Kurti mund të ndryshojë në mandatin tjetër”: Ai nuk beson në shtetësinë e Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Abazi pesimist “se Kurti mund të ndryshojë në mandatin tjetër”: Ai nuk beson në shtetësinë e Kosovës

Deputeti i pavarur Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21  pas kritikave që dha ndaj kryeministrit Albin Kurti, tha se nuk e beson se në mandatin tjetër i njëjti mund të ndryshojë.

“Jo aspak sepse  mendoj që më lejohet mua të them nga ajo që njoh edhe shoh e që kam pa besoj se shumë njerëz e kanë provu në lëkurën e tyre drejtpërdrejtë, se ne mund të kemi përkeqësim , ai nuk beson në shtetësinë e Kosovës, rrjedhimisht e injoron Parlamentin e Kosovës, ai nuk beson në partneritetin me Shqipërinë rrjedhimisht acaron partneritetin me Edi Ramën. Ai mendon që politika është mashtrim rrejdhimisht i acaron raportet me shtetet e BE-së e SHBA-në. Rrjedhimisht i bie që ne kemi një mungesë totale të racionalitetit politik , i cili mund të na dërgojë edhe më tutje në sanksione edhe më të tmerrëshme.”, tha Abazi.


Abazi: Shkuarja në zgjedhje me viktimizimin e Kurtit, është kthim në nivelin më të lartë të popullizmit

Haki Abazi në emisionin “Click”, tha se shkuarja në zgjedhje me viktimizimin e Kurtit është kthimi në nivelin më të lartë të popullizmit.

“ Shkuarja në zgjedhje me viktimizimin e Kurtit është kthimi në nivelin më të lartë të popullizmit dhe unë insistoj që dëmi të jetë të jetë 4 vjeçar deri të ia shkurtoni qeverisjen tani e të kthehet për katër vitet e ardhshme edhe më i fuqishëm si viktimë nga opozita e korruptuar e kriminalizuar ku ta di se çfarë narrative do të përdoret gjatë fushatës”, tha Abazi.


Abazi: Parlamenti e ka humbur seriozitetin e tij

Haki Abazi në emisionin “Click”, tha se nuk pajtohet me abortimin e demokracisë, dhe se parlamenti nga kryetari e tutje e ka humbë seriozitetin e tij.

“ Nuk jam pajtu dhe nuk pajtohem me abortimin e demokracisë. Parlamenti i Kosovës fatkeqësisht nga kryetari i parlamentit që filloi me batutat e tij me ia hupë seriozitetin senacave e Kuvendit deri tek shantazhimi i deputetëve nëpër komisione parlamentare. Po nuk je i ndëgjueshëm je jashtë”, tha Abazi.


Abazi: Ideja e PDK-së mund të jetë kthimi në bazë, aty ku ka qenë te LPK-ja

Deputeti i pavarur, Haki Abazi duke komentuar në emisionin “Click”  të RTV21 raportet ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK-së .

Sipas tij vet nomimi i Bedri Hamzës për kryeministër është një sinjal nga PDK-ja se “ne jemi të gatshëm për të mos hyrë në garë  vërtetë për pozitën e kryeministrit”.

“ Por ajo që i shkon për shtati PDK-së mund të jetë ideja e kthimit në bazë, aty ku ka qenë te LPK-ja marksizmi – leninizmi ku është dhe vet Kurti do të thotë krijimi i një bllokut  të majtë brenda”, tha ai.

Kur u pyet se sipas tij a mund të bashkohet LPK-ja, ai u përgjigj pozitivisht.

“Po mendoj se aty është baza , shtrati është aty”, u shpreh ai.


A u manipulua PDK-ja nga Vetëndosje, flet Abazi

Deputeti i pavarur Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21  la të nënkuptohet se PDK u manipulua nga Vetëvendosje pas darkës ku u diskutua për zgjedhje.

Sipas tij në situatën aktuale në të cilën gjendet Qeveria, raportet me SHBA-në, gjendjen në sektorin ekonomik, gjendjen e punëtorëve tha se Kurti përdori formulën e “uljes së opozitës bashkë”.

“PDK-në tentoi të parën ta tërheq nga një kamp i mundshëm i tillë duke zëvendësuar këtë grupin përbrenda Lëvizjes VV nëse mund t’i quajë besimtarët islam përfaqësuesit e tyrë që mendoj se nuk do të jenë më në kampin e tyre  dhe  e dyta për ta kompensuar me pozitën e presidentes një aleancë të re me një pjesë të PDK-së dhe kjo lojë sikur nuk i shkoj se as brenda VV-së nuk janë të bindur se duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Abazi.

“U vu në lojë deri në momentin e kur kaloi debati për Këshillin  Evropës, kaloi debati i nxehtë për faljen e 24 hektarëve”, tha Abazi.


Abazi: Nëse Kurti do të shkojë në zgjedhje, duhet të jap llogari para parlamentit dhe qytetarëve

Haki Abazi në emisionin “Click”, tha se nëse Kurti do të shkojë në zgjedhje të parakohshme ai duhet të marrë përgjegjësi e të jap llogari para parlamentit dhe qytetarëve për atë se çfarë ka ndodhur.

“Kurti do të shkojë në zgjedhje të parkohshme, ai duhet t’a merrë përgjegjësinë e të jep llogari para parlamentit dhe qytetarëve për atë se çfarë ka ndodhur,e jo të hudhet përgjegjësia mbi parlamentin duke thënë, po e shpërndajmë parlamentin, rrjedhimisht s’po lejojmë mundësi se këtu është “dreqi”, në këtë detaj”, tha Abazi.


Abazi: Kurti do të jetë i përjetshëm në politikë, jemi kthyer në koncetin enverist

Deputeti i pavarur Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21 krahasoi ardhjen në pushtet të Cyparis në Greqi me kryeministrin Kurti në Kosovë, duke thënë se ky i fundit do të jetë i përjetshëm në politikën e Kosovës.

“Jemi kthyer në konceptin enverist nëse mund ta quaj në formën e të bërit politikë”, u shpreh Abazi.


Abazi thotë se Kurti do të heq dorë nga posti i kryeministrit derisa të formohet asociacioni

Deputeti i pavarur Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi mundësinë se kryeministri Albin Kurti do ta “sakrifikojë” pozitën e kryeministrit për një vit e gjysmë deri sa të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“ Unë nuk përjashtoj mundësinë që e njëjta të ndodh në një rikonfigurim ku si të themi i lë në dorë përgjegjësitë një qeverie të përkohshme e cila detyrohet me idenë e zbatimit të një drafti franko-gjerman apo të Lajçakut të ecet përpara me formimin i cili fatkeqësisht u bë realitet pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel edhe Ohër, jam  bindur se Kurti nuk ka qenë dashur të hyjë në binarët e një procesi i cili  e prodhoi Brukselin dhe Ohrin e që u bë më pak se në vitin 2013 e 2015.”, tha ai


Abazi: Kurti ka fjetur me banorët e Deçanit duke iu premtuar se vendimi i Manastirit nuk do të ndodhë kurrë

Haki Abazi në emisionin “Click”, tha se Kurti ka fjetur me banorët e Deçanit duke iu premtuar që kurrë nuk do të ndodhë që Manastri i Deçanit t’i marrë 24 hektarë.

“ Deri në momentin kur kaloi debati i nxehtë për Këshillin e Evropës, kaloj debati i nxehtë për faljen e 24 hektarëve sepse është shumë e rëndësishme, sepse nuk mund të themi vetëm shkoi kjo punë. Kurti ka flejt me banorët e Deçanit atje duke ju premtu që kurr ky vendim nuk do të zbatohet se kurrë nuk do të ndodhë që Manastri i Deçanit do të merr 24 hektarë, i cili i është dhënë bazuar në vendimin e Millosheviqit”, tha Abazi


Abazi: Kurti se dërgon statusin në Kushtetuese para zgjedhjeve, sepse do të jetë vetëvrasje politike

Haki Abazi në emisionin “Click”, tha statusin e Lajçakut, Kurti e ka pranuar, por nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve sepse sipas tij do të jetë vetëvrasje politike.

“Për cilin status është fjala, për statusin e Lajçakut, të cilin e ka pranuar Kurti dhe është çështje kohe kur e dergoj tek Gjykata Kushtetuese, por nuk e bënë para se të hyjë në zgjedhje sepse do të jetë vetëvrasje politike, pra nga vetëvendosje kthehemi në vetëvrasje”, tha Abazi.


Abazi thotë se nepotizmi në Qeveri është në shkallë më të lartë se në të kaluarën

Deputeti i pavarur Haki Abazi në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka nepotizëm në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet e Kosovës.

Sipas tij, nepotizmi është më i theksuar se në të kaluarën. Ai përmendi disa raste, si nominimin e ambasadores së Kosovës në Itali.

“Këto janë lëvizjet që dëshmojnë se jemi në një shkallë edhe më keq se san ë të kaluarën edhe sa i përket nepotizmit edhe sai përket eliminimit të meritokracisë në pozita të larta shtetërore.”, tha ai.


Abazi: Drejtimi në të cilin është nisur Kurti, presidentja do të jetë në turrën e drurëve

Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emsionin “Click” në RTV21 duke komentuar raportet e kryeministrit Albin Kurti me Presidenten Vjosa Osmani  foli edhe për deklaratën e tij se grupet mbështetëse të Kurtit e linçuan presidenten.

“Unë jam bindur nëse do të shkojmë në drejtimin çfarë është nisur Kurti, e ardhmja e presidentes do të jetë si të themi  në turrën e drurëve , për ta linçuar e djegur deri në idenë e një shkrumbosje totale”, tha Abazi.

Sipas tij , është në dorën e presidentes së si të dalë nga kjo situatë, proces për të cilin thotë se ajo është vonuar.

“ Në mënyrë tangjenatle nuk luftohet fashizmi në mediat sociale i Lëvizjes Vetëvendosje, vonesa e bën pikërisht atë që Kurti do…jam i bindur që Presidentja do ta gjej formën që së pari t’I ngjallë ata pesë deputet që i ka në parlament , dhe një ministri që është i heshtur rreth kësaj gjendje”, u shpreh deputeti Abazi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button