Abazi tregon për sa orë janë shpëtuar bjeshkatarët e humbur në Brezovicë

Javën e kaluar, një grup i bjeshkatarëve, që kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës së skijimit “Brezovica”, ka arritur të shpëtohet nga ekipet e  “Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”.
Fidan Abazi nga ky shërbimi sot në Programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 tregoi se këta bjeshkatarë janë shpëtuar për rreth 4 orë.
“Ata janë lokalizuar shumë shpejt, informacioni ka ardhur direkt prej tyre, deri kanë pasur kontakt fizik me anëtaret e shërbimit ka pasur probleme kontakt zanor , i gjithë aksioni ka për përfunduar për 4 orë e gjysmë”, tha Abazi ndër tjera në RTV21./21Media 

Back to top button