Hyseni për referendumin: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit, servilizëm i Abdixhikut
Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka reaguar në lidhje me rezolutën kundër referendumit serb.
Hyseni e quajti qyqarllëk i binomit Kurti-Osmani dhe servilizëm e hipokrizi politike e Abdixhikut.
“Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut.Askush nuk e ka vënë në dyshim karakterin ani-kushtetues të votimit, edhe në territorin e Kosovës, në një referendum të shtetit serb. Rjedhimisht ndalimi i këtij referndumi ishte obligim kushtetues i Qeverisë, dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët dhe miqët e Kosovës. Është e sigurt se po të kishim Kryeministër dhe Ministri të Jashtme do të mirrej edhe dakordimi për ndalimin e referendumit. Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasë gadi dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opcionin e demonstrimit të” “sovranitetit të padiskutueshëm” nën slloganin “ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askend të përzihet në punët tona të brendshme”, ka shkruar Hyseni.
Hyseni tutje ka shtuar se problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale.
“Problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit. Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Duhet përseritur këtu se çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë mbanë peng stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, deri në antarësim të plotë në NATO, BE dhe OKB!”, ka shtuar Hyseni./21Media