Kaloni te përmbajtja kryesore

Abazoviq: Kosova dhe Serbia duhet të qëndrojnë në marrëveshjen për normalizimin e raporteve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën e as për rajonin.

Në konferencën për media pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama , Abazoviq tha se  Kosova dhe Serbia duhet të qëndrojnë në marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur sipas planit franko-gjerman, për të cilin palët janë pajtuar në fund të shkurtit në Brukselit.

“Çdo konflikt me ndërkombëtarët nuk është i mirë as për Kosovën e as për rajonin. Sipas mendimit tim do të ishte mirë me shkru drejt firmosjes së asaj marrëveshje, mendoj se ajo kish qenë një bust i mirë për të gjithë rajonin”, deklaroi ai.

Abazoviq shtoi se  se vizita e kryeministrit shqiptar atje vërteton marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë do të marrë vetëm mbështetjen tonë. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti. Çdo gjë që është rezultat i dialogut, marrëveshjes, çdo gjë që nënkupton që dy apo më shumë palë të ulen, të flasin njëra me tjetrën, që me mënyra demokratike të arrijmë një zgjidhje, ne absolutisht e mbështesim. Në këtë kontekst e shohim pozitive vizitën e zotit Rama, i cili ka vizituar dhe vende të tjera të rajonit. Sonte ka një pjesë të takimeve të tij dhe kur është fjala për Malin e Zi ai gjithmonë është i mirëpritur. Jo vetëm ai, por çdo kryeministër i rajonit, çdo kryeministër nga Europa, nga çdo pjesë e botës që vjen me mesazhin që si bashkarisht, në mënyrë konstruktive t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe demokratike,” tha ai.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button