Abazoviq: Ne duhet të ndryshojmë veten!

Kryemimistri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë fjalës së tij në samitin “Ballkani i Hapur” porositi që liderët e Ballkani Perëndimor që ndryshimin ta fillojnë nga vetja dhe për t’i ruajtur marrëdhëniet e mira, sipas tij hapi i parë duhet të jetë dialogu.
“Detyra jonë është që ta ndryshojmë këtë. Ne duhet të ndryshojmë veten, nuk mund ta bëjnë të tjerët punën tonë për ne. Nëse liderë të Ballkanit Perëndimor flasin kundër njëri-tjetrit në Bruksel, është vështirë që të na mirëpresin. Që të jemi anëtarë të familjes së madhe evropiane duhet të ndryshojmë sjelljen dhe mentalitetin tonë. Duhet të dërgojmë mesazhe optimiste sepse ne jemi mjaft pesimistë për gjithçka që na ndodh në rajon”, tha Abazoviq.
Abazoviq tutje tha se pret që nismave të përbshkëta të i bashkohet edhe Kosova.
“Jemi të interesuar edhe për sezonin e zjarreve që bashkë me ju t’i ndihmojmë vendeve, jemi të interesuar të kemi edhe oferta të përbashkëta turistike. Edhe këtë vit ju ftojmë që të vini në mënyrë masovike në Mal të Zi. Unë pres që me këtë strukturë, që edhe me kryeministrin e gjashtë të Kosvoës, të vini në Mal të Zi që bashkë të ulemi e të flasim për nisma të përbashkëta. Kjo është rruga dhe mundësia e vetme që mund të dëshmohemi edhe para qytetarëve tonë, por edhe para Brukselit dhe Ëashingtonit”, tha Abazoviq./21Media
 

Back to top button