Abazoviq uron Milatoviqin: Presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Unë e përgëzoj Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviq në Telegram.

Abazoviq ka shtuar se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur, dhe do punojë së bashku me Milatoviqin për një Mal të Zi evropian./21Media

Back to top button